SUN MASTER
Kompania Sun Master është aktive që nga viti 2021 ekskluzivisht në instalimin e Sistemeve Fotovoltaike në ndërtesa dhe parcela.
Që nga 2021 arritur
klientë dhe projekte.
Puna dhe rrugëtimi jonë.
Sun Master deri më sot ka instaluar projekte të pavarura me dhjetra klientë të kënaqur. Të gjitha projektet janë studiuar, hartuar, instaluar dhe mbikëqyrur nga Inxhinierët tanë.
Rreth nesh
Themeluar në vitin 2021
SUN MASTER u themelua në vitin 2021 nga njerez me përvojë ne instalimin e Sistemeve Fotovoltaike të të gjitha llojeve. Që atëherë kompania jonë është specializuar ekskluzivisht si projektues dhe instalues të Sistemeve Fotovoltaike .
Duke u marrë me çdo projekt me përgjegjësi dhe profesionalizëm, zgjidhjet që ne propozojmë janë rezultat i studimeve të thella, të cilat janë përgatitur me synimin për zgjidhjen optimale ekonomiko-teknike dhe maksimizimin e përfitimit mjedisor.

SUN MASTER
Disa nga projektet tona.
SUN MASTER ka përfunduar me sukses projekte të ndryshme, disa nga ato janë listuar më poshtë.

Residential

Commercial

Carbon Offsets
SUN MASTER
Shërbimet që ofrojmë
Shërbimet kryesore që ofron SUN MASTER.
Instalim i Impianteve Fotovoltaike
Sun Master ka ne perberjen e saj teknike profesioniste me eksperience brenda dhe jashte Shqiperise ne montimin e strukturave mbeshtetese, instalimin e moduleve PV dhe te gjithe elementeve te tjere per realizimin e nje impianti fotovoltaik te kompletuar.
Konsulence Tekno – Ekonomike
Prane kompanise tone ju ofrohet konsulence e specializuar pa pagese persa i perket zgjedhjes optimale tekno – ekonomike per realizimin e impianteve fotovoltaike sipas cdo nevoje. Prane zyrave tona ju mund te konsultoheni me inxhiniere te specializuar dhe profesioniste ne fushen e finances, per te percaktuar investimin e duhur per ju.
Projektim i Rrjeteve Elektrike dhe Impianteve Fotovoltaike
Stafi yne inxhinierik perbehet prej profesionistesh me te gjitha kualifikimet e nevojshme dhe me eksperience disa vjecare ne projektimin dhe supervizimin e ndertimit te impianteve fotovoltaike te madhesive te ndryshme nga disa dhjetra kWp deri ne disa MWp fuqi te instaluar. Ne jemi te sigurt qe prane nesh do te gjeni mbeshtjetjen e duhur teknike per te nisur rrugetimin tuaj drejt nje fature te zeruar te energjise elektrike.
Mirembajtje Periodike (e Impianteve Fotovoltaike)
Te gjithe impiantet e realizuar nga kompania Sun Power kane monitorim te vazhdueshem nga stafi yne teknik. Ne ofrojme mbeshtetje te plote teknike ne mirembajtjen e impianteve si edhe kohe shume te shpejte pergjigjeje per zgjidhjen e problematikave per te minimizuar kohen ne te cilen impianti nuk mund te prodhoje. Kanalet tona te komunikimit jane ne dispozicionin tuaj non stop.
Merr një preventiv
Le të flasim rreth projektit tuaj.
Mezi presim të dëgjojmë për ju.
- Marrim kërkesën tuaj.
- Ju telefonojmë për të diskutuar.
- Ju paraqesim një ofertë.
- Caktojmë një takim për të diskutuar më shumë.
Why Choose Us
Përse të na zgjidhni ne?!
Nëse pyesni veten se përse kompania jonë është zgjedhja e duhur për ju, disa nga arsyet janë:
Mbikqyrja e vazhdueshme e çdo projekti.
Avantazhi kryesor konkurues i Sunmaster është përvoja . Ne diferencohemi nga konkurenca jo vetëm duke ofruar instalimin e produkteve që ofrojmë, por duke garantuar edhe praninë e vazhdueshme dhe mbikqyrjen thelbësore në të gjitha projektet tona.
Cilësi - Shpejtësi – Kosto
Duhet të keni lexuar diku për trekëndëshin cilësi-shpejtësi-kosto. Teoria thotë se asnjë projekt-shërbim-produkt nuk mund të jetë cilësor dhe i shpejtë dhe ekonomik në të njëjtën kohë. Ose do të jetë e shpejtë dhe cilësore por e shtrenjtë, ose e shpejtë dhe e lirë por jo cilësore, ose cilësore dhe e lirë por jo e shpejtë. Që nga fillimi i themelimit të Sunmaster synimi ynë parësor dhe i ndërgjegjshëm ka qenë balancimi në qendër të trekëndëshit Cilësi-Shpejtësi-Kosto.
Zgjidhje të përshtatura për nevojat tuaja
Edhe pse disa ndërtesa tregojnë ngjashmëri, çdo ndertese ka karakteristikat e veta. Çdo ndërtesë ka hije të ndryshme, orientime të ndryshme, cati te ndryshme , hidroizolim apo termoizolim te ndryshem . Duke marrë parasysh të gjitha kriteret e mësipërme, ne projektojmë dhe zbatojmë zgjidhjen më cilësore për rastin tuaj. Lloji i Paneleve Diellore duhet te pershtatet me nevojat e nderteses per energji . Ne operojmë me këtë filozofi gjatë instalimit të sistemit tuaj fotovoltaik.
Inxhinierë të kualifikuar
Niveli i inxhinierëve tanë siguron studimin analitik dhe të plotë të hapësirës suaj, në mënyrë që sistemi juaj fotovoltaik të ketë performancën maksimale. Duhet theksuar se shumë herë nxirret përfundimi i gabuar se çdo çati apo tarracë është e njëjtë. Në praktikë, çdo rast ka veçoritë e veta gjatë integrimit të sistemit fotovoltaik në ndërtesë, prandaj kërkohet që dikush me përvojë të merret me të. Theksi ynë në këto “detaje të vogla” është arsyeja që justifikon epërsinë tonë. Njohuria, përditësimi i vazhdueshëm dhe përvoja e gjerë garantojnë dizajnin dhe ndërtimin më të mirë të sistemit tuaj.
Ekipi i instalimit me përvojë
Ekipi i instalimit që do të zbatojë sistemin tuaj fotovoltaik udhëhiqet gjithmonë nga një inxhinier me përvojë dhe i kualifikuar , i cili do të jetë i pranishëm gjatë instalimit për të mbikqyrur të gjitha fazat e ndërtimit dhe për t'ju shpjeguar çdo hap të procesit. Gjithashtu, anëtarët e ekipit tonë kanë përvojë të gjate në instalimin e paneleve fotovoltaike dhe kanë instaluar disa dhjetra projekte.
Materiale me cilësi të lartë
Në mënyrë që cilësia jonë e lartë në projektim dhe instalim të shkojë paralelisht me cilësinë e materialeve, qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë çmime të përballueshme me pajisjet më të mira në treg. Modulet fotovoltaike dhe inverterat qe ne instalojmë janë tepër cilësore, nga prodhuesit më te medhenj ne bote dhe jane instaluar ne projekte te medha ne te gjithe boten, Materialet mbështetëse (profile alumini, kapese alumini, struktura metalike, kabuj etj.) jane shume cilësore dhe sigurojnë funksionimin afatgjatë dhe pa anomali të sistemit tuaj.
Energjia diellore është bashkëpunimi më i mirë me natyrën për ta mbrojtur atë.




